Klubi italian, Juventus, janë duke kërkuar një sulmues gjatë këtij afati kalimtar, derisa janë duke vëzhguar kapitenin e Anglisë, Harry Kane, transmeton Insajderi.
Sipas “Calciomercato”, Juve është i interesuar të nënshkruaj me sulmuesin e Tottenham, Harry Kane.
Trajneri i riemëruar i “Zonjës së Vjetër”, Maximilian Allegri, dëshiron të nënshkruaj me një sulmues këtë verë, ndërsa Kane i ka thënë Spurs, se dëshiron të largohet nga klubi pasi dëshiron të provoj aventurë të re dhe të fitojë trofe.
Sipas gazetave italiane, Juve thuhet se ka bërë kontaktet e para me 27 vjeçarin, megjithatë çmimi i kërkuar dhe paga e lartë e lojtarit mund të jetë pengesë./insajderi.com