Adana Demirspor i është ofruar sulmuesit kosovar, Mirlind Daku, për edicionin e ri, raporton “Yeniadana.net”, transmeton Insajderi.
Skuadra turke sapo është promovuar në elitën e futbollit turk, andaj janë në kërkim të sulmuesve.
Sipas mediumit turk, përveç Dakut, në listën e tyre janë edhe Podolski e Balotelli.
Ky i fundit me shumë gjasë do t’i bashkohet klubit nga Turqia nga Monza e Italisë.
Mirlind Daku të mërkurën zyrtarisht është rikthyer te skuadra Osijek në Kroaci, pasi ishte i huazuar te Ballkani.
Sulmuesi nga Gjilani, këtë edicion zhvilloi 35 ndeshje me suharekasit, duke arritur të shënojë 31 gola./insajderi.com