EURO 2020, spektakël brenda secilës ndeshje

EURO 2020, spektakël brenda secilës ndeshje

Euro 2020, një ngjarje madhore e futbollit evropian e cila na shoqëron çdo katër vjet, ku secila ndeshje ngjallë emocion të jashtëzakonshëm.

Brenda 51 ndeshjeve, gjatë komplet një muaji kalendarik, secili futbolldashës, shikon ndeshjet e kombëtareve më të forta evropiane.

Ndryshe nga evropianet e kaluara, ky i këtij viti mbase do të jetë edhe më i “veçanti”, duke e marrë parasysh edhe pandeminë, prandaj mungesa e stadiumeve të tejmbushura do të jetë mungesë për këtë garë madhore.

Për herë të parë në histori, kjo garë do të mbahet në stadiumet më të famshme dhe më të mëdha në Evropë, në vend të një apo dy nikoqirëve siç kishte qenë herave tjera.

Krahas Londrës dhe Romës, qytet tjera që do të jenë nikoqire të ndeshjeve më të mëdha në kontinent do të jenë edhe Baku, Shën Petersburgu, Kopenhaga, Budapesti, Amsterdami, Bukureshti, Glasgow, Sevilla dhe Mynihu.

Bilbao në Spanjë dhe Dublini në Irlandë ishin në këtë listë për të organizuar ndeshje gjithashtu, por autoritet lokale e kishin parandaluar një gjë të tillë për shkak të kufizimeve të Covid-19.

Kampioni në fuqi i Botës, Franca, duket se është në formë perandorake, skuadër me shumë talent nga ligat më të forta evropiane, me yllin e Real Madridit, Karim Benzema në krye, i cili do të jetë kërcënim për secilën portë.

Kampioni në fuqi, Portugalia, e udhëhequr nga superylli botëror, Cristiano Ronaldo, duket më në formë se kurrë, dhe njëri ndër pretendentët kryesorë për të dal fitues në këtë garë.

Spanja dhe Gjermani, të cilët kanë dalë fitues tre herë në këtë kompeticion, do të shpresojnë të kthehen më të fuqishëm se kurr pas përformancave të dobëta në Kupën e Botës tre vjet më parë.

Të rinjët e Anglisë dhe Hollandës, më të motivuar se kurr për të arritur majat në këtë evropian.

Ndërsa kombëtaret tjera, do të jenë në garë me qëllim të trondisin tërë kontinentin, mbase edhe botën, si Greqia në vitin 2004.

Listës për më së shumti trofe të fituara në histori i prijnë Gjermani dhe Spanja me 3 sosh, të ndjekur nga Franca me dy, ndërsa Holanda, Greqia, Danimarka, Italia dhe Portigalia me nga një trofe.

Listës për më së shumti gola të shënuar në histori të kësaj gari i prijë, Cristiano Ronaldo dhe Michel Platini me nga nëntë gola.

Evropiani i kaluar u mbajt në Francë, në të cilën dolën fitues Portugalia, pasi mposhtën këta të fundit në finale.