Kombëtarja e Rusisë ka njoftuar se lojtarë të saj janë dyshuar se janë prekur nga virusi COVID-19, shkruan Insajderi.
Futbollisti i Rusisë, Andrey Mostovoy ka rezultuar pozitiv,ndërsa nuk kanë treguar për lojtarë të tjerë.
Mostovoy është rasti i parë me COVID-19 tek Kombëtarja e Rusisë në “Euro 2020”.
Stafi mjekësor i Kombëtares ruse ka vendosur për zëvendësimin e tij të menjëhershëm.
“Pas testimit me metotën PCR, Mostovoy ka rezultuar pozitiv me COVID-19, Kombëtarja e Rusisë ka bërë të ditur që ai do të zëvendësohet nga Roman Evgeniev në skuadër për ndeshjet e “Euro 2020”, ka deklaruar stafi i kësaj kombëtare./Insajderi.com