13 të plagosur nga të shtënat me armë në Teksas

13 të plagosur nga të shtënat me armë në Teksas

Të paktën 13 njerëz kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Teksas herët të shtunën, tha policia, duke shtuar se personi i dyshuar për vrasje është ende i lirë, transmeton Insajderi.

Dy nga të plagosurit raportohet të jenë në një gjendje kritike, tha Shefi i Përkohshëm i Departamentit të Policisë, Joseph Chacon në një deklaratë, shkruan Reuters.

“Nuk mund të them se nuk ka rrezik tjetër publik në këtë pikë sepse i dyshuari nuk është në paraburgim”, tha Chacon.

Incidenti ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit, shtoi ai.

“Nuk është e qartë në këtë pikë se çfarë e shkaktoi këtë, por ne kemi njoftuar forcën e përbashkët të FBI-së për terrorizëm”, tha Chacon./Insajderi.com