Futbollisti i njohur pëson sulm kardiak gjatë ndeshjes Danimark – Finland

Futbollisti i njohur pëson sulm kardiak gjatë ndeshjes Danimark – Finland

Mesfushori i njohur danez, Christian Eriksen, ka pësuar sulm kardiak gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlanës, shkruan Insajderi.

Në minutat e fundit pa përfunduar pjesa e parë, Eriksen u shtri për tokë, pa ndjenja, shkaqet e së cilës ende nuk janë të qarta.

Por, dyshohet se danezi ka pësuar sulm kardiak.

Kombëtarja daneze ende nuk ka dal në njoftim për të treguar për gjendjen shëndetësore të lojtarit.

Ndërsa, nëse pjesa e dytë do të vazhdojë apo jo, do të përcaktohet nga delegatët e dërguar nga UEFA.