Buffon afër kalimit te Parma

Buffon afër kalimit te Parma

Gianluigi Buffon është shumë afër t’i bashkohet Parmës si lojtar i lirë, pasi vendosi të largohej nga Juventus, transmeton Insajderi.

Buffon mund t’i bashkohet ekipit ku edhe nisi karrierën si futbollist para 26 vitesh.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, bisedimet janë duke vazhduar, derisa italiani ka pasur më shumë se pesë propozime, përfshirë edhe Besiktasin dhe Flamengon në Brazil.

Prioriteti i vetëm i 43 vjeçarit është të nënshkruaj me Parmën, derisa ata i kanë prezentuar lojtarit një projekt ambizioz për të ardhmen, që tani luan në divizionin e dytë të Italisë./insajderi.com