Shtohen fluturimet ditore në Evropë, pasi rritet numri i të vaksinuarve kundër COVID-19

Shtohen fluturimet ditore në Evropë, pasi rritet numri i të vaksinuarve kundër COVID-19

Fluturimet ditore janë shtuar në Evropë më shumë, pasi janë rritur më shumë numrat e vaksinimeve, transmeton Insajderi.

Kjo u bë e ditur nga raporti i fluturimeve që është përgatitur nga Organizata Evropiane për Sigurinë e Fluturimit Ajror (EUROCONTROL).

Sipas të dhënave të fluturimeve të javës së kaluar, numri i fluturimeve ditore në Spanjë u rrit për 32 për qind me dy mijë 182 fluturime, në Itali për 39 për qind me një mijë 651 fluturime , shkruan NTV.

Ndërsa, Greqia kishte 833 fluturime me një rritje prej 49 përqind dhe Gjermania dy mijë 518 fluturime me një rritje prej 19 përqind./Insajderi.com