Netanyahu flet pasi humbi pushtetin 12 vjeçar në Izrael

Netanyahu flet pasi humbi pushtetin 12 vjeçar në Izrael

Kryeministri i deritashëm i Izraelit, Benjamin Netanyahu është deklaruar pasi Parlamenti Izraelit ka aprovuar koalicionin e ri qeverisës duke bërë Netanyahu të humbë pushtetin 12 vjeçar, transmeton Insajderi.

Netanyahu thotë se do të kthehen edhe më shpejtë sesa të tjerët mendojnë.

Me anë të një postimi në Twitter, Netanyahu shton se “sonte nuk është një natë e lehtë për miliona qytetarë izraelitë duke iu bërë thirrje që të mos lejonë që kjo ngjarje t’i demoralizojë”.

“Është një mbrëmje pushimesh në studiot televizive, por nuk është një mbrëmje e lehtë për miliona qytetarë izraelit. Ju bëj thirrje: mos lejoni që shpirti juaj të bjerë. Ne do të kthehemi dhe më shpejt sesa mendoni”, ka shkruar Netanyahu në llogarinë e tij në Twitter.

Parlamenti izraelit ka votuar qeverinë e re, ku kryeministër i ardhshëm do të jetë Naftali Bennet. /Insajderi.com