Ish-lojtari i Real Madrid është trajneri i ri i Middlesbrough

Ish-lojtari i Real Madrid është trajneri i ri i Middlesbrough

Jonathan Woodgate është ribashkuar me Boro-n në postin e trajnerit. Woodgate, ish-lojtari i Real Madrid dhe përfaqësueses angleze, ka luajtur në dy periudha të ndryshme me Middlesbrough, duke shpallur largimin nga futbolli kur ekipi u ngjit në Premier League gjatë majit të 2016.

Ai është afrimi i fundit i stafit teknik pas Joe Jordan dhe Paul Jenkins.

“Jonathan është dikush që ne e njohim shumë mirë. Edhe ai e njeh këtë klub nga koka deri në këmbë,” ishin fjalët e pronarit Agnew.

“Ai do t’i sjellë këtij klubi njohuri të madhe mbi futbollin dhe eksperiencë nga nivelet më të larta, dhe ai është një karakter fantastik. Jemi të lumtur që më në fund është pjesë e ekipit tonë.”

Middlesborugh është duke luftuar për të mos rënë nga kategoria, dhe rezultatet e dobëta kanë bërë që Karanka të shkarkohej pak ditë më parë.