Sllovakia ka arritur fitore të vështire prej 2-1 në përballje kundër Polonisë.
Minutat e parë të ndeshjes u karakterizuan me dominim të polakëve të cilët sulmonin vazhdimisht.
Por, përkundër kësaj, sllovakët arritën të kalojnë në epërsi që në minutë e 18-të të ndeshjes, për të shkuar kështu edhe në pushimin e pjesës së parë me një gol epërsi.
Në pjesën e dytë, Polonisë iu deshën vetëm 28 sekonda për të barazuar rezultatin.
Golin për polakët e shënoj Karol Linetty.
Gjithçka morri kahje tjetetër kur Grezegorz Krychowiak u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh, ku edhe u përjashtua nga loja.
Sllovenët përfituan nga kjo dhe arritën të shënojnë për golin e epërsisë në minutën e 69-të përmes Milan Skriniar.
Pas këtij goli, sllovenët zhvilluan lojë tërësisht defanzive, ndërsa polakët mundoheshin vazhdimisht të gjenin golin e radhës, por ishin të pafatë, kështu ndeshja u mbyll me rezultat 2-1 në të mirë të Sllovakisë.
Ndeshjen e radhës kombëtarja sllovake do të luaj përball Suedisë, ndërsa Polonia do të përballet me Spanjën./insajderi.com
Sllovakia kalon në epërsi ndaj Polonisë
Sllovakia ka arritur të rimarrë epërsinë ndaj Polonisë.
Golin e shënoj Milan Skriniar në minutën e 69-të.
Deri në minutën e 62-të, polakët ishin dukshëm më të mirë, pasi sulmonin vazhdimisht.
Në minutën e 62-të, Krychowiak, morri kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Kjo bërë që Sllovakia të rikthehet dhe të shënoj golin e epërsisë.
Polonia barazon rezultatin përball Sllovakisë
Polonia ka arritur të barazoj rezultatin përball Sllovakisë.
Polakëve iu deshën vetëm 28 sekonda për të shnuar golin e barazimit.
Realizator i golit ishte Karol Linetty.
Në rastin e parë të pjesës së dytë ata arritën të barazojnë rezultatin.
Fillon pjesa e dytë mes Polonisë dhe Sllovakisë
Përfundon pjesa e parë mes Polonisë dhe Sllovakisë
Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 1-0 në të mirë të Sllovakisë kundër Polonisë.
Që nga minutat e parë të kësaj pjese, polakët ishin dukshëm më të mirë, pasi sulmonin vazhdimisht, ndërsa sllovakët mundoheshin të përfitonin përmes kundërsulmeve.
Por, siç duket kjo strategji u funksionoi sllovakëve pasi arritën të shënojnë në minutën e 18-të të takimit.
Minutat e mbetur të pjesës së parë u karakterizuan me dominim të Polonisë, të cilët mundonin të gjenin golin e barazimit, ndërsa Sllovenia të ruante rezultatin.
Sllovakia në avantazh ndaj Polonisë
Sllovakia ka arritur të kaloj në epërsi në ndeshjen ndaj Polonisë.
Robert Mak ishte autori i golit në minutën e 18-të, por u akordua si auto-gol pasi Szczesny devijoi topi drejt portës së tij.
Deri në këtë minutë më të mirë në fushë janë duke u treguar polakët, të cilët po ushtrojnë edhe presion përball portës së Dubravkas.
Ndërsa Sllovakia në vetëm rastin e dytë serioz arriti të gjejë golin.
Ka filluar përballja mes Polonisë dhe Sllovakisë.