Biden: I thash Putinit se nuk kam agjendë kundër Rusisë, por për popullin amerikan

Biden: I thash Putinit se nuk kam agjendë kundër Rusisë, por për popullin amerikan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin, se “agjenda e tij nuk është kundër Rusisë, por për popullin amerikan”.

Këto komente Biden i bëri gjatë një konference për media, pas takimit që kishte me njeriun më të pushtetshëm në Rusi.

Biden pranoi se me Putinin kanë shumë dallime rreth shumë çështjeve, raporton Insajderi.

“Aty ku kemi dallime, unë dua që Presidenti Putin të kuptojë pse them atë që them, dhe pse bëj atë që bëj, dhe si do t’i përgjigjemi veprimeve të ndryshme që dëmtojnë interesat e Amerikës. Unë i thashë Presidentit Putin agjenda ime nuk është kundër Rusia ose dikujt tjetër. Por, për popullin amerikan”, tha Biden.

Presidenti amerikan përmendi luftën kundër pandemisë COVID-19 si dhe rindërtimin e ekonomisë amerikane.

Më parë konferencë për media kishte mbajtur edhe Putin, ku kishte thënë se me Biden kanë diskutuar tema përfshirë edhe sigurinë kibernetike.

Dallimet më të mëdha ndërmjet tyre ishin për situatën në Ukrainë si dhe trajtimi i opozitës në Rusi. /Insajderi.com