Live: Ndeshja Itali – Zvicër

Live: Ndeshja Itali – Zvicër

Italia dyfishon epërsinë përball Zvicrës

Italia ka arritur të shënojë edhe golin e dytë përball Zvicrës.

Golin e shënoi sërish Manuel Locatelli në minutën e 52-të të ndeshjes.

Fillim i mirë ky i pjesës së dytë për italianët, pasi edhe sipas mënyrës si po luajnë me shumë gjasë do të fitojnë edhe ndeshjen.


Përfundon pjesa e parë mes Italisë dhe Zvicrës

Ka përfunduar pjesa e parë me epërsi minimale në të mirë të Italisë në përballje me Zvicrën.

Kjo pjesë u karakterizua me dominim total të azurrëve, të cilët dominuan si në raste ashtu edhe në posedim.

Ata arritën të gjejnë golin e parë në minutën e 20-të përmes Giorgio Chiellini, por goli i tij u anulua pasi paraprakisht kishte prekur topin me dorë.

Por, menjëherë pas gjashtë minutash, vendasit arritën të gjejnë golin e tyre të parë përmes Manuel Locatellit.

Pavarësisht se ishin në avantazh prej një goli, italianët nuk e ndalën sulmin, duke u treguar shumë më kërkues.

Përkundër rasteve, ata nuk arritën të ndryshojnë rezultatin.


Italia kalon në epërsi ndaj Zvicrës

Italia ka arritur të kaloj në epërsi në përballje ndaj Zvicrës.

Golin e shënoi Manuel Locatelli në minutën e 26-të të takimit.

Deri në këtë minutë, po shihet një Zvicër tejet e plogësht përball italianëve, të cilët po dominojnë lojën në çdo aspekt./insajderi.com


Fillon përballja mes Italisë dhe Zvicrës