Juventus njofton për vdekjen e ish-presidentit të klubit

Juventus njofton për vdekjen e ish-presidentit të klubit

Ish presidenti i Juventusit, Giampiero Boniperti vdes në Torino në moshën 92 vjeçare, transmeton Insajderi.

Ai ishte udhëheqës  i Juventusit për 34 vjet. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ky ekip.

Bonipert ishte edhe futbollist i Juventusit që në moshën e re 18 vjeçare.

Ai u bë golashënuesi më i mirë në Serie A në 1947/48.

Bonipert ka luajtur për ekipin Italian gjithsej në  459 paraqitje, duke shënuar 179 gola dhe ngritur pesë tituj Scudetto dhe dy trofe të Coppa Italia./Insajderi.com