Nga dita e premte 25 qershor do të lejohen vizitat dhe udhëtimet turistike në Gjermani për personat e vaksinuar jashtë Bashkimit Evropian, bëri të ditur ministria për Punë të Jashtme t" />

Nga sot Gjermania lejon hyrjen e qytetarëve të vaksinuar jashtë BE-së

Nga sot Gjermania lejon hyrjen e qytetarëve të vaksinuar jashtë BE-së

Nga dita e premte 25 qershor do të lejohen vizitat dhe udhëtimet turistike në Gjermani për personat e vaksinuar jashtë Bashkimit Evropian, bëri të ditur ministria për Punë të Jashtme të Gjermanisë, shkruan Insajderi.

Lehtësimi i masave së pari do të vlejë për personat që janë tërësisht të vaksinuar me vaksina të lejuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Për momentin, të miratuara janë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZenaca dhe Johnson&Johnson.

Vaksina ruse Sputnik V dhe dy vaksinat kineze: Sinofarm dhe Sinovac ende nuk janë aprovuar nga agjencioni evropian.

Si persona tërësisht të vaksinuar llogariten ata persona të cilët kanë kaluar 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë të vaksinës.

Për t’u penguar mashtrimet me çertifikatat e vaksinave, saktësinë e tyre do ta kontrollojnë avio kompanitë dhe policia. /Insajderi.com