Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u emërua edhe për një mandat të dytë-pesëvjeçar të premten nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së me 193 anëtarë.
“Unë do të jap gjithçka për të siguruar lulëzimin e besimit midis kombeve të mëdha dhe të vogla, për të ndërtuar ura dhe për t’u angazhuar pa pushim në ndërtimin e besimit”, i tha Guterres Asamblesë së Përgjithshme pasi bëri betimin e zyrës, shkruan Reuters, transmeton Insajderi.
Këshilli i Sigurimit me 15 anëtarë në fillim të këtij muaji rekomandoi Asamblenë e Përgjithshme të riemërojë Guterres. Mandati i tij i dytë fillon më 1 janar 2022.
Guterres pasoi Ban Ki-moon në janar 2017, vetëm disa javë para se Donald Trump të bëhej president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pjesa më e madhe e mandatit të parë të Guterres ishte përqendruar në bindjen e Trump, i cili vuri në dyshim vlerën e Kombeve të Bashkuara dhe multilateralizmin.
Shtetet e Bashkuara janë kontribuuesi më i madh financiar i KB, përgjegjës për 22% të buxhetit të rregullt dhe rreth një e katërta e buxhetit paqeruajtës./Insajderi.com