Ndeshja mes Hungarisë dhe Francës do të jetë përballja e radhës e grupit F në kuadër të EURO 2020, shkruan Insajderi.
Të dy trajnerët kanë përzgjedhur lojtarët me të cilët do të startojnë për këtë ndeshje.
Trajneri italian i Hungarisë, Marco Rossi, do të nis ndeshjen me formacionin 3-5-2:
Peter Gulacsi, Attila Szalai, Willi Orban, Endre Botka, Attila Fiola, Andreas Schafer, Adam Nagy, Laszlo Kleinheisler, Loic Nego, Adam Szalai, Roland Sallai.
Nga ana tjetër trajneri francez, Dider Deschamps, do të nis ndeshjen me formacionin 4-3-1-2:
Hugo Lloris, Benjamin Pavard, Raphaël Varane, Presnel Kimpembe, Lucas Digne, Paul Pogba, N’Golo Kante, Adrien Rabiot, Antione Griezmann, Karim Benzema dhe Kylian Mbappe.
Ndeshja do të zhvillohet në “Puskas Arena” në Budapest me fillim nga ora 15:00.