Shtatë vajza shqiptare përleshen me thika për një djalë në Greqi

Shtatë vajza shqiptare përleshen me thika për një djalë në Greqi

Shtatë vajza nga Shqipëria janë përleshur mes vete me thika në Greqi, transmeton Insajderi.

Siç raporton ‘Abcnews.al’ njëra nga vajzat plagosi dy vajza të tjera, të cilat më pas janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së shtunës në Kolonos.

Sipas mediave greke kjo ka ndodhur për shkak të një rivaliteti që kishin dy prej tyre për një djalë.

E dyshuara është arrestuar nga policia greke./Insajderi.com