Ndeshjet e sotme në “EURO 2020”

Ndeshjet e sotme në “EURO 2020”

Në kuadër të kampionatit evropian “EURO 2020”, do të zhvillohen dy ndeshje.

Çekia & Anglia dhe Kroacia & Skocia – fillojnë nga ora 21:00, raporton Insajderi.

Çekia dhe Anglia kanë nga katër pikë në grup, fituesi do të jetë lider në tabelë.

Barazimi i konvenon Çekisë pasi kanë golaverazh më të mirë.

Ndërsa, fituesi i ndeshjes Kroaci & Skoci kualifikohet tutje, pasi i arrin katër pikë.

Momentalisht dy pozitat e treta nëpër grupe Ukraina e Finlanda kanë nga tri pikë.

Barazimi për të dy skuadrat do të ishte fatal. /Insajderi.com