Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka marrë dozën e dytë të vaksinës nga kompania Moderna, njoftoi një zëdhënës i qeverisë.
Liderja 66-vjeçare u vaksinua disa ditë më parë pasi mori një dozë të AstraZeneca në Prill, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Ekspertët besojnë se dozimi i përzier i vaksinave Covid mund të jetë një ide e mirë, por është shumë herët të thuhet me siguri.
Në mars, Gjermania së bashku me vendet e tjera evropiane, ndaluan shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca pasi u raportuan një numër rastesh të mpiksjes së gjakut.
Gjermania më parë kishte kufizuar imunizimin e personave të moshës mbi 60 vjeç, por tani është vendosur ta ofrojë atë për të gjithë të rriturit, raporton transmetuesi gjerman Deutsche Welle.
Pas një fillimi të ngadaltë, përhapja e vaksinimeve në Gjermani u përshpejtua javët e fundit.
Më shumë se gjysma e popullsisë së vendit tani ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID’19./Insajderi.com