LIVE: Anglia fiton ndaj Çekisë për të rimarr kreun e tabelës

LIVE: Anglia fiton ndaj Çekisë për të rimarr kreun e tabelës

Anglia ka arritur fitore me rezultat minimal ndaj Çekisë, shkruan Insajderi.

Ndeshja u karakterizua me dominim të anglezëve të cilët dominuan si në posedim të topit ashtu edhe në raste.

Ata arritën të shënojnë golin e parë dhe të fundit të ndeshjes në minutë 12-të të ndeshjes përmes Raheem Sterling.

Pjesa e mbetur e kësaj përballje u karakterizua me dominim të anglezëve, por përkundër rasteve shifrat nuk ndryshuan, dhe ndeshja u mbyll me rezultat 1-0./insajderi.com


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes


Përfundon pjesa e parë mes Anglisë dhe Çekisë

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 1-0 në të mirë të Anglisë përball Çekisë.

Kjo pjesë u dominua thuajse tërësisht nga anglezët, të cilët kishin edhe posedimin e topit dhe rastet.

Ata arritën të kalojnë në epërsi qysh në minutën e 12-të të takimit përmes Raheem Sterling.

Deri në minutat e fundit të kësaj pjese shumë më të mirë ishin anglezët, por përkundër rasteve rezultati nuk ndryshoj.


Anglia kalon në epërsi ndaj Çekisë

Anglia ka arritur të kalon në epërsi ndaj Çekisë.

Golin e shënoi Raheem Sterling në minutën e 12-të të ndeshjes.

Kjo perballje deri në këtë minutë është duke u dominuar nga anglezët.


Fillon ndeshja mes Republikës Çeke dhe Anglisë