Kosova do të përfaqësohet nga pesë xhudistë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Kosova do të përfaqësohet nga pesë xhudistë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Në “Tokyo 2020”, Kosova do të përfaqësohet me pesë xhudistë.

Këtë e konfirmoi trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka.

Ai iu uroi fat përfaqësueseve në xhudo që arritën normën olimpike.

Së fundi këtë normë e arriti edhe Akil Gjakova.

Pos Akilit, aty në Tokyo do të jenë Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Loriana Kuka.

“Dhashtë Zoti fat për këta heronjtë e lirisë në Lojëra Olimpike”, ka shkruar Kuka. /Insajderi.com