Prifti ortodoks grek u zhvendos në spitalin psikiatrik pasi sulmoi grupin e peshkopëve me acid

Prifti ortodoks grek u zhvendos në spitalin psikiatrik pasi sulmoi grupin e peshkopëve me acid

Një prift 37-vjeçar është në paraburim në Greqi pasi dyshohet se ndërmori një sulm me acid që plagosi 10 vetë në një takim të peshkopëve të vjetër, shkruan “CNN”, transmeton Insajderi.

Ai që atëherë është zhvendosur në një spital psikiatrik të Athinës dhe është nën mbikqyrjen e policisë.

Shtatë anëtarë të Kishës Ortodokse Greke dhe tre persona tjerë u shtruan në spital për shkak të djegies.

Prifti anonim akuzohet për shkelje të ligjit lidhur me drogë, ku po përballej edhe me seanca tjera disiplinore mbi sjelljet e tij.

Një oficer policie që ndihoi në ndalimin e të dyshuarit u plagos lehtë, ashtu si një avokat dhe një klerik kryesues, tha policia.

Viktimat janë trajtuar për djegie dhe disa janë lëshuar nga spitali.

Ministri i Shëndetësisë i Greqisë, Vasilis Kikilias, e përshkroi sulmin si “një ngjarje tragjike”.

Ndërsa Presidentja e vendit, Katerina Sakellaropolou, përmer “Twitter”: “Shpreh neveri për këtë incident të paparë dhe uroj viktimave shërim të shpejtë”./insajderi.com