Një 56-vjeçar me origjinë shqiptare me banim në Gorgonzola të Italisë, u arrestua për keqtrajtimin e gruas së tij dhe dhunë seksuale ndaj dy vajzave të tij.
Sipas mediave italiane, përcjell Insajderi, ai kishte filluar dhunën seksuale ndaj vajzave të tij kur kishin 4-5 vjeç dhe kishte vazhduar për vite me radhë.
Pas një grindjeje tjetër brutale, të shkaktuar për arsye ekonomike, vajza e madhe, tani 29 vjeç, shkoi për të denoncuar babanë e saj.
Nga atje doli e gjithë historia: dhuna seksuale e vuajtur nga babai në vitet midis 1999 dhe 2002, kur ajo kishte 5 vjeç deri në moshën 8 vjeç, dhe pastaj ndaj motrës së saj të vogël e cila kishte 4 vjeç, vazhduan nga 2004 në 2013.
Sipas hetimit, burri, i varur nga alkooli dhe bixhozi , pa një punë të qëndrueshme, kërcënonte vazhdimisht dy vajzat dhe nënën e tyre me vdekje dhe i rrahte me shkelma dhe grushte.Top of Form/Insajderi.com