Tornadoja bëri kërdi në Çeki, policia çeke publikon pamjet

Tornadoja bëri kërdi në Çeki, policia çeke publikon pamjet

Një tornado e rrallë ndodhi në Çeki, e cila la të vdekur pesë persona dhe plagosi qindra të tjerë, transmeton Insajderi.

Tornado filloi të enjten, ndërsa stuhi të forta goditën të gjithë vendin gjatë kësaj dite, raporton AP.

“Disa qytete dhe fshatra janë dëmtuar rëndë, me ndërtesa të tëra të shndërruara në gërmadha dhe makina të përmbysura”, kanë raportuar autoritetet ceke.

Sipas kësaj media, mbi 120 mijë  familje ishin pa energji elektrike.

Rreth 360 oficerë shtesë policie u dërguan në zonë, së bashku me ushtrinë për tu ardh në ndihmë banorëve./Insajderi.com