Morata zbulon se ka marrë kërcënime me vdekje

Morata zbulon se ka marrë kërcënime me vdekje

Sulmuesi Alvaro Morata ka zbuluar se ai dhe familja e tij kanë marrë kërcënime me vdekje për shkak të formës së dobët që po kalon në EURO 2020, transmeton Insajderi.

Morata ka qenë qendra e kritikave të tifozëve dhe ekspertëve për formën e tij të dobët gjatë EURO 2020.

28 vjeçari ka zbuluar se ai kishte kaluar një natë pa gjumë pas ndeshjes kundër Polonisë, pasi ishte pre e kërcënimeve për të, gruan dhe fëmijët e tij.

Gjatë EURO 2020, Spanja siguroi kualifikimin tutje vetëm pas ndeshjes së fundit kundër Sllovakisë të cilën e fitoi me rezultat 5-0./insajderi.com