KF Prishtina – Inter Club d’Escalades: Formacionet zyrtare

KF Prishtina – Inter Club d’Escalades: Formacionet zyrtare

Prishtina do të përballet të premten me Inter Escalades në kuadër të finales së parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan Insajderi.

Trajneri i bardh e kaltërve, Zekirija Ramadani, ka bërë përzgjedhjen e lojtarëve me të cilët do të nis këtë ndeshje.

Ramadani ka vendosur të nis ndeshjen me formacionin 4-4-2, me disa ndryshime për dallim nga ndeshja e kaluar:

Ardit Nika, Gledi Mici, Lumbardh Dellova, Leotrim Bekteshi, Besnik Krasniqi, Endrit Krasniqi, Sabien Lilaj, Lorik Boshnjaku, Xhevdet Shabani, Mendurim Hoti dhe Leotrim Kryeziu, do të jenë 11-shja startuese për këtë ndeshje.

Ndeshja do të zhvillohet në “Elbasan Arena” me fillim nga ora 20:00./insajderi.com