
Ish oficeri i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin është dënuar me 22 vjet e gjysmë burg nga një gjykatës në Minesota për vrasjen e afroamerikanit George Floyd në vitin 2020.
Gjykatësi Peter Cahill tha se ky dënim pasqyron “mizorinë e veçantë” të vrasjes, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Ndërkaq, tre ish-oficerë të tjerë policie që ndihmuan në ndalimin e Floyd do të gjykohen në mars 2022./Insajderi.com