Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Prishtinën për kalimin e fazës parakualifikuese në Ligën e Kampionëve, shkruan Insajderi.
Ademi përmes rrjetit social “Facebook” shtoi se kalimi i Kampionëve të Kosovës ishte i merituar.
“Përgëzime FC Prishtinës, futbollistëve, trajnerëve, stafit drejtues dhe tifozëve ‘Plisat’ për suksesin e arritur në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve”.
“Uroj që FC Prishtina të na përfaqësojë denjësisht edhe në raundin e parë kualifikues kundër skuadrës së njohur hungareze, Ferencvarosh dhe të shkojmë sa më larg në gatën më prestigjioze të futbollit evropian”, shtoi Ademi në postimin e tij.
Prishtina në finale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve mposhti Inter d’Escaldes me rezultat 2-0./insajderi.com