Katër njerëz kanë vdekur derisa 159 të tjerë nuk janë gjetur akoma dhe besohet se janë nën rrënojat e ndërtesës 12 katëshe që u shemb në Florida, transmeton Insajderi.
Kryebashkiaku i Miami-Dade, Danielle Levine Cava, ka deklaruar se “kanë shpresë” që të gjejnë persona të gjallë nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit të këtij vendi kanë thënë se kanë dëgjuar njerëz duke kërkuar ndihmë poshtë rrënojave.
“Se çfarë e bëri ndërtesën 40 vjeçare të shembet herët në mëngjes të enjten mbetet ende e paqartë, derisa pas shembjes dhjetëra njerëz janë evakuar prej ndërtesës”, ka shkruar ‘BBC’,
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka miratuar një Deklaratë Emergjence në Florida, që do të thotë se Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave (Fema) do të ndihmojë agjencitë shtetërore për t’u dalë në ndihmë./Insajderi.com
#MDFR #TRT & #FLTF1 are working in the basement parking garage at Champlain Towers. Firefighters continue working on locating possible victims, while dealing with heavy damage and changing conditions in the parking garage. #SurfsideBuildingCollapse pic.twitter.com/qseknk0T8q
— Miami-Dade Fire Rescue (@MiamiDadeFire) June 24, 2021