Dy kisha katolike janë djegur në një pjesë të Kanadasë gjatë ditës së hënë, ndërsa gjatë ditës së sotme janë djegur edhe dy kisha të tjera në pjesën e Kanadasë perëndimore, transmeton Insajderi.
Siç raporton ‘BBC’, zjarret në Kishën e Shën Annit dhe Kishën Chopaka filluan brenda një ore nga njëra-tjetra në British Columbia.
Sipas njoftimit të zyrtarëve policor kanadez dy ndërtesat e kishës ishin shkatërruar plotësisht, ndërsa zjarret po i trajtojnë si të dyshimtë.
“Hetimet mbi zjarret e mëparshme dhe këto dy zjarre të reja janë duke vazhduar pa arrestime ose akuza”, ka deklaruar një zyrtar policor kanadez.
Mbetet e paqartë dhe e dyshimtë djega e këtyre kishave vetëm pak ditë pasi qindra varre masive u zbuluan në vendet e ish-shkollave rezidenciale të Kanadasë, madje disa thonë se këto dëme po shkaktohen qëllimisht, raporton kjo media./Insajderi.com