Zvicra ka arritur të mposhtë Francën pas penaltive në kuadër të 1/8 së finales së EURO 2020, shkruan Insajderi.
Ndeshja në përgjithësi u dominua nga francezët, por përkundër kësaj, Zvicra ishte ajo që shënoi golin e para përmes Haris Seferovic në minutën e 15-të.
Në pjesën e dytë u shënuan plot pesë gola tjerë.
Benzema arriti të kalojë “Gjelat” në epërsi pasi shënoi dy gola të shpejtë brenda 100 sekondash.
Ndërsa Paul Pogba shënoi gol tejet të bukur në minutën e 75-të për rezultatin 3-1.
Kur u duk se gjithçka mori fund për zvicranët, ata shënuan edhe dy gola tjera për të quar ndeshjen në vazhdime.
Golin e dytë për Zvicrën e shënoi sërish Haris Seferovic në minutën e 81-të, ndërsa Mario Gavranovic i siguroi barazimin ekipit të tij.
Në vazhdime të dyja skuadrat ishin më të rezervuara dhe nuk donin të rrezikonin.
Në penalti të gjithë lojtarët u treguan të saktë, përveç Kylian Mbappes i cili humbi penaltinë vendimtare.
Pas kësaj fitore Zvicra do ketë përball Belgjikën në çerefinalen e parë në historinë e tyre./insajderi.com
Përfundon edhe pjesa e dytë e vazhdimeve
Ka përfunduar pjesa e dytë e vazhdimeve, fituesi do të përcaktohet përmes penalltive.
Fillon pjesa e dytë e vazhdimeve
Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve
Pa kërfunduar pjesa e parë e vazhdimeve me rezultat 3-3 mes Francës dhe Zvicrës.
Kjo pjesë u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja ekipet, të cilat ishin dukshëm më të kujdesshme.
Fillon pjesa e parë e vazhdimeve
Përfundon koha e rregullt, ndeshja shkon në vazhdime
Zvicra barazon rezultatin kundër Francës
Zvicra ka arritur të barazoj rezultatin kundër Francës.
Golin e shënoi Mario Gavranovic në minutën e fundit të ndeshjes.
Zvicra ngushton epërsinë e francezëve
Zvicra ka arritur të shënoj golin e dytë dhe të ngushtoj epërsinë e francezëve.
Haris Seferovic shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 81-të.
Franca shënon edhe golin e tretë përball Zvicrës
Franca ka arritur të shënoi edhe golin e tretë kundër Zvicrës.
Paul Pogba shënoi një supergol në minutën e 75-të të ndeshjes.
Pas këtij goli, “gjelat” sipas të gjitha gjasave sigurojnë kalimin në qerekfinale.
Franca arrinë të kaloj në epërsi ndaj Zvicrës
Franca ka arritur të kaloj në epërsi kundër Zvicrës.
Karim Benzema shënoi sërish vetëm pas 100 sekondash pasi shënoi golin e barazimit.
Franca barazon rezultatin kundër Zvicrës
Franca ka arritur të barazoj rezultatin kundër Zvicrës
Golin e shënoi Karim Benzema në minutën e 57-të të ndeshes.
Fillon pjesa e dytë e ndeshjes
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes
Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 1-0 në të mirë të Zvicrës në përballje me Francën.
Kjo pjesë u karakterizua me lojë të hapur deri në minutën e 15-të kur Haris Seferovic shënoi gol për t’i dhënë epërsinë zvicranëve.
Pas këtij goli, francët dominuan lojën dhe krijuan raste të njëpasnjëshme.
Por, përkundër rasteve, shifrat nuk ndryshuan.
Zvicra kalon në perësi ndaj Francës
Zvicra kalon në epërsi ndaj Francës.
Golin e shënoi Haris Seferovic në minutën e 15-të të ndeshes.
Fillon ndeshja mes Francës dhe Zvicrës.