Banorët e ndërtesës që u shemb në Florida ishin njoftuar për dëmet që kishte

Banorët e ndërtesës që u shemb në Florida ishin njoftuar për dëmet që kishte

Banorët e ndërtesës së shembur në Florida, përmes një letre që u ishte dërguar dy muaj më parë ishin njoftuar për dëmet në ndërtesën e lartë, transmeton Insajderi.

Letra ishte dërguar nga këshilli shtëpiak i ndërtesës dhe në të thuhej se ajo gradualisht mund të dëmtohet.

Siç raporton BBC, numri i viktimave nga shembja e kësaj ndërtese deri më tani ka shkuar në 12, kurse 149 tjerë po konsiderohen ende si të zhdukur.

“Erozioni i betonit po përkeqësohet. Situata në çati është përkeqësuar. Është e qartë se betoni po çahet, kjo do të thotë që armatura që e mban atë ndryshket dhe prishet”, thuhet në letër.

Kjo letër është edhe një dëshmi se si problemet strukturale në ndërtesë ishin vërejtur. Në letër gjithashtu paralajmërohet për dëmtimin e çatisë, duke theksuar se për zgjidhjen e këtij problemi nevojiteshin 15 milionë dollarë.

Inxhinieri Frank Morabito në një raport të vitit 2018, kishte paralajmëruar për problemet në ndërtesë, bazuar në skicën e projektit të saj./Insajderi.com