Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë të enjten se nga sot mërgimtarët mund të vinë në Kosovë pa e paguar policën kufitare.
Më 22 Qershor, Qeveria e Kosovës vendosi që nga 1 korriku ky obligim financiar të largohet për gjashtë muaj.
Por, Murati premtoi se së shpejti do të gjendet një zgjidhje permanente të këtij problemi.
“Me marrëveshjen e arritur, me BQK dhe BKS, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%. Nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ministri i “kuletës së shtetit” shprehu mirëseardhje për gjithë mërgimtarëve, tash kur ka filluar sezona e verës. /Insajderi.com