Shaqiri nesër udhëheqë Zvicrën në ndeshjen kundër Spanjës

Shaqiri nesër udhëheqë Zvicrën në ndeshjen kundër Spanjës

Xherdan Shaqiri do të jetë në rolin e kapitenit të përfaqësueses së Zvicrës në ndeshjen kundër Spanjës, të premten nga ora 18:00.

Ndeshja e parë çerekgfinale midis këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në St.Petersburg të Rusisë.

Në mungesë të Xhakës, Shaqiri do të udhëheqë skuadrën në këtë ndeshje. Ndonëse ndihet krenar, ai ka pranuar se nuk do të ndryshojë asgjë në përgatitje të ndeshjes.

Ndaj Francës, Shaqiri ishte më i qetë, pasi vendosi ndeshjen e fundit në grup, përmes së cilës helvetikët kaluan në fazën nokaut.

“Do të përgatitem si për çdo ndeshje tjetër. Asnjëherë nuk ndryshoj rutinën, edhe nëse e mbaj shiritin e kapitenit. Jam shumë krenar ta udhëheq ekipin në ndeshje kaq të rëndësishme. Dua të shfaq aftësitë e mia në fushë dhe ta ndihmoj ekipin”, ka thënë Shaqiri të enjten për sajtin zyrtar të UEFA-s.

“Ne kemi treguar se nuk qëndrojmë vetëm në mbrojtje. Si dëshmuam kundër Francës, mund të shënojmë më shumë se një gol. Duam të shfaqim stilin tonë të futbollit 100 për qind. Nëse mund të bëjmë këtë, atëherë çdo gjë është e mundur”, ka theksuar Shaqiri. /Insajderi.com