Juan Mata vazhdon kontratën me Manchester United

Juan Mata vazhdon kontratën me Manchester United

Mesfushori spanjoll, Juan Mata ka nënshkruar kontratë të re me Manchester United, shkruan Insajderi.

Ai do të jetë pjesë e United së paku edhe për një vit, pasi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.

Ai është pjesë e “Djajve të Kuq” që nga viti 2014 ku u transferua nga Chelsea.

Gjatë kësaj periudhe ai ka zhvilluar 189 paraqitje me ta ku ka shënuar 34 gola./insajderi.com