Vendet në të gjithë Evropën po përpiqen të përshpejtojnë procesin e vaksinimit kundër COVID-19 dhe të tejkalojnë përhapjen e variantit më infektues delta, në një garë me rrezik të lartë për të parandaluar që repartet e spitaleve të mbushen përsëri me pacientë që luftojnë për jetën e tyre.
Urgjenca përkon me muajt e pushimeve të verës në Evropë, me mot të nxehtë e që sjell më shumë tubime shoqërore dhe qeveritë hezitojnë t’i shtypin ato.
Distancimi shoqëror zakonisht neglizhohet, veçanërisht tek të rinjtë, dhe disa vende po heqin kërkesën për të mbajtur maska jashtë.
Rreziku i infektimit nga varianti delta është “i lartë” për ata që nuk janë vaksinuar, sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, e cila monitoron 30 vende në kontinent. Vlerëson se deri në fund të gushtit, varianti do të përbëjë 90% të rasteve në Bashkimin Evropian.
“Është shumë e rëndësishme të përparosh me shpërndarjen e vaksinave me një ritëm shumë të lartë,” paralajmëroi ECDC. /Insajderi.com