Papa Françesku hyn në operacion disa orë pasi ndoqi lutjet e së dielës

Papa Françesku hyn në operacion disa orë pasi ndoqi lutjet e së dielës

Papa Françesku po i nënshtrohet një operacioni për “divertikulitin e zorrës së trash”, tha zëdhënësi i Vatikatit, Mateo Bruno për CNN.

Kjo ndërhyrje erdhi vetëm pasi Papa 84-vjeçar ndoqi lutjet e së dielës Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit, transmeton Insajderi.

Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë tha në një deklaratë se “këtë pasdite, Shenjtëria e tij, Papa Françesku shkoi në spitalin Gemelli në Romë, për një ndërhyrje të planifikuar kirurgjikale për një divertikulit simptomatik stenotic. Kirurgjia do të kryhet nga profesori Sergio Alfier”.

Divertikuliti është një inflamacion i shkaktuar kur njerëzve u zhvillohen qese të vogla në muret e zorrës së trashë.

Këto qese quhen divertikule, të cilat zakonisht janë pa simptoma, por mund të shkaktojnë siklet dhe ndonjëherë edhe gjakderdhje.

Presidenti italian, Sergio Mattarella, i uroi Papa Françeskut shërim të shpejtë, në një mesazh të shpërndarë në faqen e presidencës të dielën.

“Duke folur në emër të të gjithë italianëve dhe të vetvetes, ne dëshirojmë t’i dërgojmë Shenjtërisë suaj përshëndetjet tona më të ngrohta dhe urimet më të përzemërta për një shërim sa më të shpejt”, thuhet në mesazhin e dërguar Papa Françeskut nga presidenti italian. /Insajderi.com