Ekipi kombëtar i Sllovenisë në basketboll do të jetë pjesëmarrëse për herë të parë në Lojërat Olimpike verore që mbahen në Tokio, transmeton Insajderi.
Kampioni aktual i Evropës në basketboll, Sllovenia, siguroi pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike për herë të parë pas pavarësisë, pasi në finalen e turneut kualifikues në Kaunas mposhti Lituaninë me rezultat 96:85.
Luka Donçiq shkëlqeu në këtë ndeshje me sllovenët, duke arritur 31 pikë, 13 asisitme e 11 kërcime.
Ndërsa Mantas Kalnietis, Jonas Valanciunas dhe Arnas Butkevicius nuk arritën t’i sigurojnë paraqitjen e shtatë rresht Lituanisë në Olimpiadë, duke arritur të shënojnë 14 pikë secili.
Sllovenia do të luaj në grupin C së bashku me Japoninë, Argjentinën dhe Spanjën./insajderi.com