
Kosova ka arritur të fitoi shtatë medalje në turneun e xhudos “Koroshka Open” që u zhvillua gjatë fundjavës në Dravogard të Sllovenisë, ku garuan në dy kategori, senior dhe junior, shkruan Insajderi.
Shpati Zekaj per senior dhe Anes Veseli për junior ishin dy medalistët e artë në këtë garë.
Ky i fundit arriti të fitoi medalje edhe për senior, pasi doli i treti dhe njëkohësisht i vetmi garues që arriti të fitoi dy medalje.
Ndërsa garuesit tjerë kosovar arritën këto rezultate:
JUNIOR: Rionis Kuka (-90kg) u bronztë, Dardan Cena (-66kg) vendi i pestë, Loris Sharapolli (-66kg) vendi i shtatë, Ermal Salihaj (-81kg) pa plasman.
SENIOR: Rios Kuka (-90kg) i argjentë, Dardan Cena(-66kg) i bronztë, Arbër Kullashi (-81kg) i bronztë, Anes Veseli (-90kg) i bronztë, Loris Sharapolli (-66kg) vendi i pestë, Ermal Salihaj (-81kg) vendi i pestë.
Kosova në këtë turne zuri vendin e tretë në renditjen e përgjithshme./insajderi.com