Klubi anglez, Leeds United ka njoftuar largimin e Ezgjan Alioskit, shkruan Insajderi.
Skuadra angleze dhe mbrojtësi shqiptar nuk arritën që të gjenin marrëveshjen e duhur për vazhdimin e kontratës.
Kështu, Alioski sipas konfirmimit të klubit anglez, është larguar pas katër vitesh qëndrimi në klub.
29 vjeçari është pjesë e Leeds që nga viti 2017 ku u transferua nga Lugano, dhe gjatë kësaj periudhe ka shënuar 21 gola në 161 paraqitje./insajderi.com