Klubi futbollistik, Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e Astrit Thaqit, shkruan Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Suhareka përmes rrjetit social “Facebook”.
28 vjeçari ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me klubin suharekas.
Thaqi ka luajtur për shumë vite në Superligën e Kosovës, duke qenë pjesë e Ramiz Sadikut, dhe së fundmi edhe e Feronikelit.
Me këta të fundit, Thaqi nuk kishte vazhduar kontratën, për të zyrtarizuar pastaj transferimin te Ballkani./insajderi.com