Asnjë i mbijetuar në aeroplanin që u rrëzua në Rusi

Asnjë i mbijetuar në aeroplanin që u rrëzua në Rusi

Policia ruse ka njoftuar se nuk ka persona  të mbijetuar në aeroplanin me 28 persona në bord që u rrëzua në lindjen e Rusisë, transmeton Insajderi.

Në bord ishin 22 pasagjerë dhe gjashtë persona të ekuipazhit.

Olga Mokhireva, kryetarja e Palanas, ishte midis udhëtarëve thanë autoritet lokale.

“Aeroplani  me dy motorë Antonov An-26 ishte rrugës nga kryeqyteti rajonal Petropavlovsk-Kamchatsky për në Palana, një fshat në veri të gadishullit Kamchatka, kur humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror, tha ministria e emergjencës së këtij vendi”, raporton ‘Reuters’.

Aeroplani mendohet të jetë përplasur në një shkëmb ndërsa po përgatitej të ateronte në kushte të dobëta të shikimit./Insajderi.com