Shkarkohet trajneri i kombëtares së njohur pasi zhgënjeu në Kampionatin Evropian

Shkarkohet trajneri i kombëtares së njohur pasi zhgënjeu në Kampionatin Evropian

Kombëtarja e Rusisë ka bërë të ditur shkarkimin e trajnerit, Stanislav Çerçesov, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit të Rusisë.

Shkarkimi i Çerçesov erdhi pas paraqitjeve zhgënjuese të Rusisë në EURO 2020.

Kjo kombëtare humbi dy nga tre ndeshjet në fazën e grupeve të këtij kampionati.

57-vjeçari largohet pas pesë vitesh në krye të kombëtares ruse, me të cilën arriti pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2018 dhe Evropianin e këtij viti./Insajderi.com