Stuhitë e forta lënë dy persona të vdekur në Republikën Çeke

Stuhitë e forta lënë dy persona të vdekur në Republikën Çeke

Dy persona kanë vdekur nga shtrëngatat të shoqëruara nga erëra të forta dhe shi i rrëmbyeshëm që goditën Republikën Çeke, transmeton Insajderi.

Policia tha se viktimat u vranë kur makina e tyre u godit nga një pemë në rënie pranë qytetit Pisek në Republikën Çeke të Jugut, shkruan AP.

Dy fëmijë që ishin gjithashtu në makinë u lënduan dhe u dërguan për tretman mjekësor, teksa policia tha se ata që vdiqën nuk ishin prindër të fëmijëve.

Meteorologët e këtij vendi lëshuan një paralajmërim kundër stuhive ekstreme që parashikohej të godisnin pjesën qendrore të vendit.

“Një uragan i rrallë që besohet të jetë më shkatërruesi në historinë moderne të vendit i shqyer në juglindje të vendit dy javë më parë, la të vdekur gjashtë persona teksa u plagosën qindra të tjerë”, raportoi kjo media.

Shtatë qytete dhe fshatra pësuan dëme të mëdha që përfshinë mbi një mijë ndërtesa të shndërruara në rrënoja dhe makina të përmbysura./Insajderi.com