Zyrtarët indianë kanë thënë së të hënën rrufeja ka vrarë të paktën 38 njerëz në të dy shtetet indiane gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Insajderi.
Shumica e vdekjeve ndodhën në shtetin perëndimor të Rajasthan, ku 11 njerëz vdiqën pasi u goditën nga rrufeja pranë një kullë vrojtimi të shekullit të 12-të në Amber Fort.
Oficeri i lartë i policisë Anand Srivastava tha se disa nga viktimat po bënin selfie pranë kullës së vrojtimit kur rrufeja goditi të dielën vonë, raporton AP.
Srivastava tha të paktën nëntë njerëz të tjerë u vranë dhe gati 20 të tjerë u plagosën në goditje të ndara të rrufesë kur shteti u përfshi nga stuhi dhe shirat monson.
Sezoni i shirave në Indi, i cili sheh shira të mëdha, zakonisht zgjat nga qershori deri në shtator.
Departamenti Meteorologjik Indian (IMD) ka thënë se vdekjet nga goditjet e rrufesë janë dyfishuar në vend që nga vitet 1960.
Në vitin 2018, shteti jugor indian i Andhra Pradesh regjistroi 36 mijë e 749 goditje rrufe në vetëm 13 orë./Insajderi.com