Sulmuesi i Dortmund, Erling Haaland u ka dalë në mbrojtje Sakas, Rashford dhe Sanchos pas abuzimeve në mënyrë racore drejtë tyre, transmeton Insajderi.
Vetë sulmuesi ka reaguar përmes rrjetit social “Twitter”.
“Nuk e kuptoj pse ka ende vend për racizëm dhe diskrimin. Ne kurrë nuk do të lodhemi duke luftuar kundër çdo forme diskriminimi. Në vend që të duartrokite për guximin për të shënuar penallti, këta të rinj sulmohen me fyerje raciste. Jam pa fjalë”, ka shkruar Haaland.
I don’t understand why there is still room for racism and discrimination. We will never tire of fighting against any form of discrimination. Instead of being applauded for having the courage to take the penalties, these young men are attacked with racist insults. I am speechless.
— Erling Haaland (@ErlingHaaland) July 12, 2021
Të tre futbollistët u ballafaquan me abuzime racore nga tifozët anglez për shkak të penalltive të humbura ndaj Italisë në finale të EURO 2020.
Anglia humbi finalen e Evropianit ndaj Italisë pas ekzekutimit të penalltive./Insajderi.com