Miralem Pjanic nuk është duke kaluar periudhë të mirë te Barcelona, transmeton Insajderi.
Aventura e mesfushorit në “Camp Nou” ka qenë zhgënjyese duke mos arritur të lërë gjurmë.
Katalanasit janë të gatshëm ta lejojnë të largohet si lojtar i lirë, pasi dëshirojnë të shpëtojnë nga paga e tij e lartë.
Së fundmi, raportohet se 31-vjeçari i është vetofruar ish-klubit të tij, Roma.
Menaxheri shqiptar i Pjanic, Fali Ramadani ka biseduar me drejtuesit e klubit italian duke ia ofruar shërbimet e tij.
Jose Mourinho po e vlerëson afrimin e lojtari edhe pse kërkesat e tij financiare janë të larta.
Boshnjaku po kërkon gjashtë milionë euro në sezon dhe 10 milionë euro në dorë në momentin që i bashkohet një skuadre si futbollist i lirë.
Pjanic u bashkua me Barcelonën në verën e vitit 2020 në një shkëmbim me brazilianin Arthur Melo i cili kaloi te Juventusi./Insajderi.com