Austria do të dhurojë edhe një milion doza të vaksinave anti-COVID’19 të prodhuara nga AstraZeneca për Ballkanin Perëndimor (Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore).
Lajmin e ka bërë të ditur kancelari austriak, Sebastian Kurz, gjatë një vizite në New York, ku gjithashtu vizitoi selinë e Kombeve të Bashkuara dhe foli për pasojat negative të pandemisë së COVID-19.
“Një gjë është e qartë, ne duhet të bashkëpunojmë dhe të mbështesim njëri-tjetrin. Ne duhet të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të ndajmë shembuj të praktikës më të mirë”, është shprehur kancelari Kurz.
Ai ka premtuar se vendi i tij do të ishte një partner i atyre që kanë nevojë për ndihmë dhe pret që pandemia të kapërcehet dhe të kthehet në jetën normale, raporton heute.at, transmeton Insajderi.
Tashmë shteti austriak ka ndarë 600 mijë vaksina për shtetet e Ballkanit Perëndimor./Insajderi.com