Klubi spanjoll, Barcelona duhet të ulë në mënyrë drastike pagat nëse planifikon të mbaj Messin në ekip, transmeton Insajderi.
Sipas “Deportues Cuatro”, shitja e Antoine Griezmann është thelbësore për Barcelonën, nëse ata shpresojnë të mbajnë Lionel Messin në “Camp Nou”.
Barça duhet të zvogëlojë ndjeshëm buxhetin e tyre të pagave në mënyrë që të mund t’i ofrojnë argjentinasit kontratë të re, si dhe të shkurtojnë pagat e disa lojtarëve kryesorë.
Me shitjen e Griezmann dhe me uljen e pagave të lojtarëve, do të mund të regjistrojnë edhe transferimet e reja gjatë kësaj merkato./Insajderi.com